Ballina Aktualitet 30 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, numri i përgjithshëm tani...

30 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, numri i përgjithshëm tani arrin në 384

Ministria e shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 30 raste të reja me koronavirus në vend. Sipas qyteteve, në Shkup janë 12, në Kumanovë 8, Prilep 9 dhe Kriva Pallankë 1 rast.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me KOVID-19 sot arrin në 384 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 342 testime,prej të cilëve, përmes ISHP 177, përmes Fakultetit të veterinës 20, përmes Avicena 21, përmes Biotek 24, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) 100.

Deri tani janë bërë gjithsej 4.117 testime të KOVID-19. (koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews