Ballina Kronika Zvicër – Blerja e tre traktorëve shkak për vrasjen e dy personave...

Zvicër – Blerja e tre traktorëve shkak për vrasjen e dy personave nga Maqedonia e Veriut, ja kush i vrau!

Një prind dhe i biri i tij, të moshës 47 dhe 23-vjeçare, janë gjetur të vdekur në një kampshtëpizë pranë fashit Sorens në Zvicër. Të dy personat me vendbanim në Kantonin Vaud, dyshohet se janë vrarë, përderisa një i dyshuar është arrestuar.

Policia Kantonale e Fribourgut të mërkurën rreth mesditës ishte informuar, për zhdukjen shqetësuese të një babai dhe djalit të tij, të moshës 47 dhe 23-vjeçare, nga shtëpia e tyre në Kantonin Vaud. Në bashkëpunim me Policinë Kantonale të Vaud dhe mbi bazën e informatave të mbledhura, u zhvillua një aksion i madh kërkimi policor, veçanërisht në rajonin e Sorens, shkruan “La Liberte”, transmeton Shtegu.com.

Në të njëjtin rajon, kërkimi rezultoi me sukses, pasi në një tjetër kampshtëpizë, policia gjeti trupat e pajetë të babait dhe djalit të tij, të cilët u raportuan të zhdukur. Me sa duket, ata u qëlluan për vdekje me armë, raporton Policia Kantonale e Fribourgit.

Gjatë operacioneve policore, është arrestuar një person tridhjetëvjeçar. Ai e pranoi përfshirjen e tij në këtë krim. Gjatë kontrollit, një armë zjarri u gjet dhe u konfiskua. Hetimi do të përpiqet të përcaktojë rrethanat e sakta në të cilat është kryer kjo tragjedi.
Sipas një të afërmi të viktimave, dy personat e vrarë në Sorens shkuan atje për të blerë automjete bujqësore.

“Është një tragjedi! E gjithë komuniteti verimaqedonas në Zvicrën frankofone është në zi”, thotë një dëshmitar nga Maqedonia. Përderisa policia e Fribourgit sapo ka njoftuar zbulimin e dy kufomave, që i përkisnin një babai dhe djalit të tij, të moshës 47 dhe 23-vjeç, lajmi për zhdukjen e tyre për disa ditë kishte qarkulluar nëpër rrjetet sociale, shkruan “20 Minutes”, informon Shtegu.com.

Sipas dëshmitarit, i cili pretendon se është i afërm i viktimave, të dy burrat ishin fermerë në Gros-de-Vaud dhe me origjinë nga Maqedonia e Veriut. “Ata kishin parë një shpallje për shitjen e tre traktorëve në Sorens (FR) dhe për herë të parë ata shkuan atje fundjavën e kaluar. Ideja e tyre ishte eksportimi i këtyre automjeteve në Maqedoninë e Veriut”, vazhdon i afërmi i viktimave.

Pas këtij takimi të parë, raportohet se viktimat lanë një depozitë prej 10,000 frangave zvicerane për fshatarin e ri nga Sorens, i moshën 30-vjeçare, të cilin policia e arrestoi. “Ai po kërkonte 30,000 franga për të tre traktorët”, thotë dëshmitari.

Babai dhe djali do të ktheheshin të martën në kampshtëpizën në komunën Gruyère. Por ksaj here, ata iu drejtuan babait të të riut i cili nuk ishte në dijeni se djali i tij po përpiqej t`i shiste traktorët e tij. Ai thuhet se ka kundërshtuar transaksionin dhe i ka kërkuar djalit të tij që të kthejë tashmë 10,000 frangat e paguara. Nuk duhet se çfarë ka ndodhur saktësisht më pas, por ky ka qenë momenti kur i riu nxori një armë dhe qëlloi verimaqedonasit”, thotë dëshmitari.

“Ata u vranë për një histori traktorësh”, përfundon dëshmitari duke shtuar se djali kishte dy vajza të vogla të moshës 2 dhe 4 vjeçare”.

VIDEO bonus:
Loading...