Ballina Kultura Dossier VRASJA E PLAKUT TË KATUNDIT DHE TË 4 ANTIKOMUNISTËVE NGA BOGOVINA

VRASJA E PLAKUT TË KATUNDIT DHE TË 4 ANTIKOMUNISTËVE NGA BOGOVINA

Ismet Jonuzi-Krosi

Mburrja e bogovinasëve në rrafshin e çështjes kombëtare të cilët kanë dhënë personalitete me nam përmenden ushtarët dhe veprimtarët e devotshëm të Çështjes Kombëtare të cilët në vitin 1945 në pranverën e hershme janë persekutuar nga ana e komunistëve dhe atë në qendër të fshatit Iljaz Rufati-Bogovina që e përkujtojnë me nderime si personalitet të denjë, trim, human dhe atdhetar i pashoq, ndërsa grupin në përbërje Rushan Dehari, Garip Behluli, Jusuf Bajrami dhe Mehmet Asani ( ky i fundit ka qenë njeri i shkolluar e përparimtar me ideal dhe bindje të shëndosha kombëtare) janë ekzekutuar në vendin e quajtur te gështenjat te toka e kuqe në fshatin Dobërdoll, por habit fakti se ende për personalitet e këtyre dëshmorëve të çështjes kombëtare ende nuk janë ndriçuar në rrafshin historiografik që ndoshta në të ardhmen e afërt do të zënë vendin meritor në historikun e bogovinasëve qoftë në emërtimin e ndonjë objekti shoqërore, rrugësh, shesheve e të ngjashme.

FITORJA E FUNDIT E XHEMË HASËS MBI BOGOVINË

Një ndër aksionet e shkëlqyera përmendet lufta e Xhemë Hasës te vendi i quajtur ”Dukat” mbi Bogovinë ose më saktësisht midis Novo Sellës dhe Rakovecit. Për këtë betejë të shkëlqyer rrëfejnë luftëtarët e Xhemë Gostivarit. Sipas tyre ka fundi i vitit 1944 forcat partizane kishin hyrë në Tetovë e Gostivar, kishin vendosur të sulmonin Xhemën i cili në këtë kohë kishte pranë vetes përafërsisht 150-200 luftëtarë, ndërsa vullnetarët tjerë i kishte shpërndarë të lirë që të vendosën nëpër shtëpitë e veta. Ndërsa Daim Kopanica qëndronte në zonën e Dervenit, Arif Kapetani dhe Esat Orashja ishin përkohësisht të strehuar në malet e Sharrit mbi Tetovë, përreth fshatrave Shipkovicë, Sellcë dhe Brodec. Ndërsa pasi komunistët e morën Gostivarin dhe Tetovën, Mefaili me disa bashkëluftëtarë përsëri u kthye prapë në drejtim të fshatit Kollar, dhe u strehua në male. Ndërsa një pjesë e vullnetarëve u larguan andej kufirit për Greqi ku shumica nga këta u vranë në dalje të kufirit grek nga forcat partizano-jugosllave. OZN-a komuniste me një pjesë të ushtrisë jugosllve e sulmoi Xhemën nga Sellca dhe Novosella, përgjatë lumit të Bogovinës. Por, falë banorëve të këtyre fshatrave për rreth dhe barinjve, Xhema u informua me kohë për sulmin që përgatitej nga partizanët. Sulmi u bë nga fundi i nëntorit 1944. Këtë betejë e ka udhëhequr vetë Xhema, duke zënë pozicione sipas taktikës së tij të njohur, duke urdhëruar që vetëm ai të jep shenjë për sulm dhe, kështu ndodhi. Nga sulmi i papritur forcat partizane lanë një numër të madh të vrarësh dhe të plagosur. Sipas të dhënave që disponojmë në bazë të dëshmive ekzistuese dhe të njerëzve që morën pjesë në këtë betejë, numri i të vrarëve partizanë arrin midis 50-70 të vrarë. Komanda partizane për këtë humbje që pësoi mbi fshatin Bogovinë vendosi të dënoj fshatin Bogovinë në mars të vitit 1945, e plaçkiti, vuri zjarrin ku dogji mbi gjashtë shtëpi. Komanda partizane e torturonte Bogovinën dhe qytetarët e saj për të frikësuar ata që të tregonin se ku ndodhej Xhema. Në radhë të parë fshati akuzohej si përkrahës i Xhemës, e dyta qytetarët e Bogovinës akuzoheshin nga pushteti komunist se Bogovina, ishte fajtore pasi e ushqente Xhemën dhe vullnetarët e tij me bukë. E treta akuzohej fshati pasi askush nga qytetarët e tubuar në mes të fshatit nuk tregonte se ku ndodhet Xhema me luftëtarët e tij. Të gjitha këto tipare të bujarisë shqiptare që treguan qytetarët e Bogovinës në këto çaste historike, më në fund pësoi paria e fshatit e cila gjatë gjithë natës u maltretua në podrumet e mejtepit me dhunë për të pranuar fajësinë në bashkëpunimin e banorëve të Bogovinës me njerëzit e Xhemës, si përkrahës dhe si luftëtarë të forcave vullnetare të Xhemës. Pas rrethimit të fshatit nga të gjitha anët komunistët të nesërmen i tubojnë në qendër të fshatit të gjithë fshatarët nga mosha 10 vjeçare deri në atë 70 vjeçare, me arsye se do të vriten të gjithë në qoftë se nuk tregojnë se kush janë dhe ko janë ata që bashkëpunonin me Xhemën, por fshatarët edhe pse të rrethuar, të maltretuar të rrahur dhe disa shtëpi të djegura askush nga të tubuarit nuk pranoi asgjë. Poashtu, tani më në qendër të Bogovinës te Xhamia, ishin marrë edhe disa burra të zgjedhur nga fshati Rakovec, Novo Sellë dhe fshati Sellcë për ti dërguar në luftën e Kroacisë. Në ato çaste frike Komandanti partizan në bashkëpunim me Zhivkon e Rakovecit e nxori nga Mejtepi plakun e katundit dhe e vuri para masës së tubuar që të pranoj se ku ndodhet Xhema se kush është bashkëpunëtor dhe përkrahës i tij. Por ky kreshnik edhe pse ndodhej para armëve që i mbanin gatitu në ballin e tij garda e OZN-ës së bashku me njësitin partizan, kurrë nuk u përkul për lëmosh para kësaj force komuniste. Në fund kur komandanti partizan u bind se nuk ka rezultate pozitive nga këto maltretime të popullatës dhe vetë parisë së fshatit, vendosi që ta pushkaton kryetarin e bashkësisë Iliaz Rufat Bogovinën. Ky në çastin e komandës të vrasjes, kryeplaku i bie komandantit partizan me shkop në lule të ballit, por nga ana tjetër ushtarët e tij që ishin në gjendje gatishmërie gjuajnë dhe e vrasin plakun e katundit para qytetarëve të vetë. Ky ra dëshmor vetëm pse nuk tregoi se ku ndodhej Xhema në pranverën e vitit 1945. Pas kësaj vrasje makabre komunistët sllav nuk u ngopën vetëm me kaq, por, e morën parinë e fshatit duar lidhur dhe e nisën për në Gostivar. Me këta ishin njëmbëdhjetë burra të zgjedhur nga fshati Bogovinë Novo Sellë dhe Sellcë. Komanda partizane parinë e fshatit Bogovinë e nisën në këmbë nëpër fshatrat shqiptare, duke filluar nga Bogovina kaluan nëpër qendër të fshatit Pirok, pastaj arritën në fshatin Gradec, dhe vazhduan për në Gostivar. Por, pasi kaluan edhe disa fshatra shqiptare si: Sanakosin, Negotinën dhe Dobërdollin, vendosin që t’i vrasin pa pikë faji te Gështenjat e Dobërdollit. Me këtë rast, u vranë këta qytetarë të Bogovinës, te vendi i quajtur ”Bota e Kuqe” afër gështenjave të fshatit. Në këtë akt trishtues u vranë pa pikë faji këta udhëheqës të fshatit Bogovinë: Sekretari i Bashkësisë lokale, Lazim Misimi, me anëtarët e kryesisë: Rushan Dehari, Garip Beluli, Mehmet Veseli. Në këtë masakër kanë qenë prezent edhe disa qytetarë të fshatit Sellcë dhe Novo Sellë. Këtij masakrimi i shpëton vetëm Hazir Vahiti nga fshati Sellcë e Keqe.
Burimet dhe dëshmitë:
Ismet Jonuzi-Krosi “Jeta dje dhe sot në Luginën e Pollogut” (Pjesa e parë), ArbëriaDesign, Tetovë, 2006, fq. 177 & 178.
Dr. Vebi Xhemaili “Xhemë Hasa me vullnetarë në mbrojtje të Shqipërisë(1941-1945)”, Tringa Design, Tetovë, 2007, fq. 259, 260 dhe 261.

@tn.lajmelokale
@tetovanews