Ballina Kronika Viktima e pestë me Covid-19: një 48-vjeçar nga Tirana

Viktima e pestë me Covid-19: një 48-vjeçar nga Tirana

Sot vdiq një tjetër pacient me koronavirus duke e çuar në 5 numrin e viktimave në Shqipëri.

Ai është një 48-vjeçar i cili ishte i shtruar në spitalin Infektiv dhe prej 10 ditësh po ishte vendosur në frymëmarje të drejtuar.

Lajmin e bëri publik televizioni OraNews.

Nuk dihet ende nëse ai kishte sëmundje të tjera kronike.

48-vjeçari mendohet se është kontakt i pacientëve të parë të gjetur në Shqipëri, babë e bir të ardhur nga Firence.

Numri i rasteve me të infektuar nga Covid-19 në Shqipëri është 104, prej të cilëve 5 kanë vdekur dhe 5 të tjerë kanë mundur të shërohen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews