Ballina Sport VIDEO | Mbappe dhuron spektakël për PSG-në, Monaco ndalet sërish në Ligue...

VIDEO | Mbappe dhuron spektakël për PSG-në, Monaco ndalet sërish në Ligue 1

Dy takimet kryesore të Ligue 1, PSG-Dijon dhe Monaco-Reims, janë mbyllur me plot 6 gola dhe me spektakël në fushë. PSG fitoi me rezultatin e thellë 4-0, ndërsa Monaco u ndal 1-1 nga Reims në fushën e tyre.

Kampionët në fuqi të Francës e dominuan takimin kundër Dijon dhe sulmuesi i talentuar, Kylian Mbappe, dhuroi spektakël me driblimet e tij dhe me një dopietë të shënuar. Edhe Icardi gjeti rrjetën, ndërsa në listën e golashënuesve nuk mund të mungonte spanjolli Sanabria, që po bën një sezon të shkëlqyer.

Monaco u duk se do të merrte një tjetër fitore kur Ben Yedder i kaloi në avantazh në minutën e 31-të me penallti, por goli i Kamara në të 58-ën, vendosi rezultatin final të sfidës në 1-1, duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews