Ballina Bota Vetëm 130 km nga Kina, si e izoloi koronavirusin Tajvani?

Vetëm 130 km nga Kina, si e izoloi koronavirusin Tajvani?

Tajvani ndodhet vetëm 130 kilometra larg bregdetit të Kinës, ku më shumë se 800 mijë qytetarë të tij jetojnë atje, ndërsa qindra fluturime lidhen dy vendet çdo ditë.

Megjithatë, sërish Tajvani ka rrëzuar të gjitha pritshmëritë për përhapjen e mundshme të koronavirusit, duke arritur ta mbajë nën kontroll virusin që ka tronditur botën, duke pasur vetëm 44 raste të izoluara.

Japonia dhe Koreja e Jugut aty pranë kanë konfirmuar me mijëra raste të infeksionit. Por çfarë ka ndikuar që ky shtet të mbajë larg virusin?

Ekspertët janë shprehur se Tajvani, një ishull me 23 milionë banorë, ka arritur të mbajë larg virusin, përmes masave të marra herët, një strukture të shkëlqyer komanduese, përvojë e fituar nga epidemitë e mëparshme dhe një komunikim transparanet me qytetarët.

Që në fund të fund të dhjetorit, përpara se bota të merrte lajmin për shpërthimin e një virusi të ri, qeveria e Tajvanit e ndjeu rrezikun nga thashethemet për një sëmundje të re të frymëmarrjes, të dalë nga Wuhani dhe zyrtarët vendas nisën menjëherë kontrollet ndaj pasagjerëve që ktheheshin nga Kina.

Më tej, Taipei nisi të bllokoi fluturimet nga Kina dhe të vendosë në karantinë qytetarët nga zonat e infektuara para se qytetet e tjera aziatike të nisnin ta bënin një gjë të tillë. Në anën tjetër, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve publikonte azhornime të përditshme dhe paralajmërime të rregullta në lidhje me vendet e infektuara.

Ndërtesat publike, shkollat, qendrat tregtare dhe zyrat, vendos rregulla të rrepta që në ditët e para, edhe pse nuk u mbyllën. Panik për maska apo pajisje të tjera mjekësore? As që bëhej fjalë! Qeveria kishte gjendje 44 milionë maska, të cilat siguruar qytetarët.

Audrey Tang, ministri dixhital, kryesoi strategjinë me një sistem gjurmimi në internet që lejon njerëzit të kërkonin në farmaci pajisjet që i nevojiteshin, në mënyrë që të shmangeshin radhët.

Gatishmëria e jashtëzakonshme e Tajvanit për të përballuar këtë virus të ri, duket se i ka rrënjët që në vitin 2003, atëherë kur SARS-i goditi ishullin, i cili mori kritika të shumta nga Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, sikur nuk mori masat e duhura.

“Pas SARS-it, ata nisën përgatitjet për një tjetër epidemi. Qeveritë duhet të marrin masa para se diç

A të ndodhë”, tha Jason Wang, profesor i asociuar i pediatrisë në Stanford Medicine në Kaliforni, për Telegraph.

Tajvani është një shembull se si një shtet mund t’i përgjigjet shpejt një krize dhe të mbrojë interesat e qytetarëve të tij. Shqipëria ka thuajse të njëjtën distancë nga Italia, po ashtu si Tajvani nga Kina, ka thuajse të njëjtën numër popullsie që jeton në Itali, po ashtu si Tajvani me Kinën, virusi ka shpërthyer tashmë në vendin fqinj, 38 raste janë konfirmuar edhe te ne, por a do të mundet Shqipëria ta izolojë koronavirusin ashtu si edhe Tajvani? Kjo mbetet për t’u parë…

@tn.lajmelokale
@tetovanews