Ballina Aktualitet Udhëtari nga Gjermania negativ për koronavirus, nuk ka pacient të rinj në...

Udhëtari nga Gjermania negativ për koronavirus, nuk ka pacient të rinj në Klinikën për sëmundje infektive

Udhëtari i cili sot me aeroplan u kthye nga Gjermania është testuar dhe është negativ për koronavirus.

Udhëtarët të cilët kanë qenë në afërsi të tij në aeroplan, ndërsa të cilët janë mbajtur në izolim në aeroportin në Shkup, janë lëshuar në shtëpi me rekomandime për përmbajtje të detyrueshme ndaj masave dhe rekomandimeve, të cilat vlejnë për të gjithë udhëtarët të cilët vijnë në vend, njoftoi sonte Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje informojnë se gjatë ditës, në pajtueshmëri me vendimin e Qeverisë, nga dy aeroplanë të mbërritur të udhëtarëve në aeroportin e Shkupit nga vendet e rrezikshme janë kthyer gjthsej 26 shtetas të huaj

Katër pacientët nga Dibra pozitiv për koronavirus, ende janë në Dibër në gjendje stabile dhe nesër do të dërgohen në Shkup dhe hospitalizohen në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile.(koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews