Ballina Bota Tragjike, 769 të vdekur në Spanjë gjatë 24 orëve të fundit

Tragjike, 769 të vdekur në Spanjë gjatë 24 orëve të fundit

Vijon të rritet numri i viktimave ditë pas dite në Spanjë nga COVID-19. 24 orët e fundit janë regjistruar 769 të vdekur, duke e çuar shifrën totale në 4858.Një ditë më parë humbën jetën 655 persona. Vetëm Italia ka më shumë vdekje se Spanja me 8215.

Numri i të infektuarve në Spanjë ka arritur mbi 64 mijë. Italia, Kina dhe SHBA-të kryesojnë për nga numri i të prekurve. Prej ditës së djeshme SHBA-të kanë kaluar edhe Kinën me 86 mijë të infektuar, nga rreth 82 mijë që numëron Kina, e cila po mbërrihet gjithashtu edhe nga Italia.

Më shumë se gjysmë milionë persona në të gjithë botën janë prekur nga koronavirusi, nga të cilët 24 906 kanë humbur jetën dhe 127 564 janë shëruar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews