Ballina Aktualitet Takimi Thaçi-Vuçiq/ Albin Kurti: Qeveria e Kosovës nuk është njoftuar

Takimi Thaçi-Vuçiq/ Albin Kurti: Qeveria e Kosovës nuk është njoftuar

Qeveria e Kosovës nuk ka qenë fare e njoftuar për takimin e Presidentit, Hashim Thaçi me homologun serb, Aleksandër Vuçiç dhe ambasadorin, Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë të ketë kuptuar për takimin vetëm pasi presidenti ka kërkuar të raportoj në Kuvend, po që kjo sipas tij do duhej të bëhej para takimit. Deklarimet e pjesëmarrësve se takimi i zhvilluar nuk ka rezultuar me marrëveshje, sipas Kurtit është një fakt i dobishëm për Kosovën.

Pas kthimit nga SHBA-të, Presidenti Thaçi i është drejtuar Kuvendit me kërkesën për mbajtjen e seancës të mërkurën në ora 16 për t’i raportuar deputetëve për takimet e zhvilluara. Por, Kurti nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në këtë seancë.

Në anën tjetër shoqëria civile vlerëson se mungesa e konsensusit të brendshëm politik po e favorizon Serbinë në arenën ndërkombëtare.

Derisa i dërguari i posaçëm, Grenell ka mohuar të ketë përpjekje për të përshpejtuar arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Këtë reagim ai e bëri përmes Twitter në një shkrim të njohësit të rrjedhave në Kosovë, Tim Judah.

@tn.lajmelokale
@tetovanews