Ballina Argëtim Showbiz “Shqiptari i vërtetë nuk ka frikë nga Covid-19”, shteti e fut “fishek”...

“Shqiptari i vërtetë nuk ka frikë nga Covid-19”, shteti e fut “fishek” në karantinë Robert Berishën. Vinte nga Stambolli

Këngëtari Robert Berisha ka udhëtuar sot nga Stambolli në Kosovë, dhe me të arritur është dërguar në karantinë.

Përkatësisht sipas rregullores, ai është dërguar me të gjithë të ardhurit nga Stambolli në konviktet e studentëve, të cilat janë shndërruar në karantinë pas gjendjes emergjente për shkak të virusit COVID-19.

Ai ndau me ndjekësit e tij në InstaStory një imazh të asaj që duket të jetë një lavaman brenda konviktoreve të studentëve.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie, Roberti reagoi me ironi duke shkruar se papastërtia që mbizotëron aty është sikur të ikësh nga virusi e të kthehesh sërish në virus.

‘Konvikti i Prishtinës, karantinë për udhëtarët nga Stambolli, ik prej virusit, hajde në virus. Bravo Ministër’, ka shkruar këngëtari.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Roberti ftoi shqiptarët nëpërmjet një postimi, që të merrnin pjesë në koncertin e tij dhe se shqiptarët e vërtetë nuk frikësohen nga koronavirusi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews