Ballina Sport Shokuese, futbollisti i Juventus rezulton pozitiv me koronavirus (FOTO)

Shokuese, futbollisti i Juventus rezulton pozitiv me koronavirus (FOTO)

Lajm tronditës për futbollin Italian e në veçanti për Juventusin. Zbulohet futbollisti i parë i Serisë A i infektuar me Coronavirus: bëhet fjalë për mbrojtësin bardhezi Daniele Rugani. Lajmi u komunikua nga vetë “Zonja e Vjetër” nëpërmjet një komunikate për shtyp:

“Futbollisti Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me Coronavirus-COVID-19, por për momentin nuk ka asnjë simptomë të sëmundjes. Juventus Football Club në këto orë po merr të gjitha masat dhe po zbaton procedurën e izolimit të parashikuara nga normat, duke përfshirë të gjithë ata që kanë patur kontakte me të.”

Në fakt, duke parë përhapjen e virusit famëkeq javët e fundit, ishte vetëm çështje kohe që të prekte dhe futbollistët e Serisë A. Rugani bëhet futbollisti i parë i elitës së futbollit Italian që mbart Coronavirusin, ndonëse nuk ka dhënë asnjë shenjë të prekjes. Zbulimi ishte rastësor vetëm nga masat që kishte marrë klubi i Juventusit, duke çuar për ekzaminim tamponët e të gjithë pjesëtarëve të skuadrës.

Në këtë pikë, të gjithë ata që kanë qenë në konkakt me Ruganin do të vendosen në karantinë. Masë kjo që nuk do ta lejojë Juventusin të zbresë në fushë për ndeshjen e kthimit të Championsit ndaj Lyonit.

Ndërkohë, Ronaldo, që ka udhëtuar drejt Madeiras të hënën për t’i qëndruar pranë nënës së tij të sëmurë, do të qëndrojë në karantinë në Portugali.

@tn.lajmelokale
@tetovanews