Ballina Aktualitet Shkon në 66 numri i të prekurve me koronavirus në Greqi

Shkon në 66 numri i të prekurve me koronavirus në Greqi

Vijon të rritet numri i të prekurve nga koronavirusi edhe në Greqi. Sot janë konfirmuar 21 raste të reja, duke e çuar numrin total të personave të infektuar në 66. Prej tyre, 13 janë në prefekturat e Akaisë dhe Ilisë, 7 në Atika dhe 1 në Eube.

Deri më tani nuk ka asnjë viktimë, ndërsa njëri nga pacientët është duke u trajtuar për pneumoni të rëndë, në Njësinë e Kujdesit për Pacientët në Patras.

Mediat greke shkruajnë se pacientët e tjerë janë në gjendje të qëndrueshme dhe vazhdon mbikëqyrja e tyre shëndetësore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews