Ballina Aktualitet Shkon në 64 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Shkon në 64 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka shkuar në 64 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar:

Jane 5 raste të reja me COVID-19:
– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri
– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja

 Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

Tiranë         45 qytetarë
Durrës         5 qytetarë
Lushnje     2 qytetarë
Elbasan     2 qytetarë
Fier           6 qytetarë
Rrogozhinë     2 qytetarë
Kavajë     2 qytetar

Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete 

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. 

Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19. 

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!

Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi”, njofton Ministria e Shëndetësisë. 

https://youtu.be/8HD5h21bGqg
@tn.lajmelokale
@tetovanews