Ballina Bota SHIFRAT: Koronavirusi përhapet në rreth 60 vende të botës

SHIFRAT: Koronavirusi përhapet në rreth 60 vende të botës

Koronavirusi u përhap edhe në shtatë vende të tjera të premten duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të rrisë alarmin e rrezikut në nivelin më të lartë.

Meksika, Nigeria, Zelanda e Re, Lituania, Bjellorusia, Azerbajxhani dhe Islanda raportuan rastet e tyre të para me virus të premten.

Tashmë numri i vendeve të goditura nga COVID-19 ka shkuar rreth 60.

Shtetet e Bashkuara raportuan rastin e katërt me koronavirus tek një person që autoritetet thonë se nuk e dinë origjinën e infektimit të tij. Zyrtarët amerikanë të shëndetit thanë të premten se po presin për konfirmimin e rezultateve të testit.

Rasti më i ri u konfirmua në shtetin e Uashingtonit. Autoritetet në Oregon njoftuan gjithashtu të premten për një pacient i cili sipas tyre dyshohet se mund të jetë bartës i virusit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews