Ballina Shëndeti Koronavirusi Rrëfimi rrëqethës i Jonathas: Ky virus nuk është shaka, tmerri që përjetova

Rrëfimi rrëqethës i Jonathas: Ky virus nuk është shaka, tmerri që përjetova

Rrëfim rrëqethës i Jonathas Cristian de Jesus, i njohur shkurt me emrin Jonathas, sulmuesit të Elches në Spanjë, i cili kaloi një përvojë të keqe për shkak të prekjes nga Koronavirusi:

“Nuk mund të stërvitesha, sepse trupi im ishte i dobët. Sidomos gjatë tri ditëve të para, kam vuajtur shumë.

Nuk kisha forcë as të lëvizja nga vendi. Kur shkova për të bërë dush, për pak më ra të fikët. Ndieja një dhimbje të fortë, kurrë nuk më kishte ndodhur më parë. Ky virus nuk është një shaka.”

Ish-sulmuesi i Torinos tregon të tjera detaje nga përvoja e tij e hidhur:

“Më dhemb zemra, sepse nuk mund të qëndroj me priceshat e mia. Nisa të përjetoja një ndjesi shumë të keqe, dhimbje të forta koke. Mëngjesin tjetër, mjeku më rekomandoi të bëja testin, sepse kisha të gjitha simptomat e Koronavirusit.

Tani jam mirë, por, pavarësisht se mund të jesh sportist, vuan shumë. Imagjinojeni se çfarë mund t’i ndodhë një njeriu në moshë të thyer!”

Më e keqja ka kaluar për Jonathas, i cili vazhdon të qëndrojë i izoluar në shtëpi, në Spanjë, ndërsa bashkëshortja dhe vajzat janë në Brazil.

@tn.lajmelokale
@tetovanews