Ballina Bota Raporti sekret i qeverisë britanike: koronavirusi do të zgjasë deri në 2021,...

Raporti sekret i qeverisë britanike: koronavirusi do të zgjasë deri në 2021, prek 80% të popullsisë

Epidemia e koronavirusit në Britani do të zgjasë deri më pranverën e vitit 2021 dhe mund të prekë deri në 80 përqind të popullsisë, në skenarin më të keq. 15 përqind e të prekurve, ose 7,9 milionë njerez mund të shtrohen në spital për tu kuruar.

Këto janë parashikimet e një dokumenti sekret të hartura nga Public Health England, Agjensia e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kujdesit Social të Mbretërisë së Bashkuar.

Dokumenti është shkruar për të përgatitur sistemin shëndetësor britanik për përballjen me koronavirusin. Ai është zbuluar nga gazeta britanike The Guardian, e cila ka bërë publik në një artikull të publikuar të dielën në mbrëmje.

Një profesor britanik i shëndetit publik u shpreh për “The Guardian” se virusi mund të largohet nga fundi i qershorit dhe të rikthehet përsëri në nentor, sikurse ndodh zakonist me gripet e zakonshme.

Sipas këtij eksperti virusi mund të mbetet përgjithmonë sikurse mbeti A1H1 dhe SARS, por organizmi jonë do të ndërtojë me kohën imunitet ndaj tij.

Ndër të tjera, dokumenti ngren shqetësimin e mungesës së kapacitetit të sistemit shëndetësor britanik për të përballuar fluksin e të sëmurëve.

Për këtë arsye, përveç masave për përballjen me gjendjen aktuale, kërkohet një planifikim për tu ndeshur me rikthimin e virusit në vjeshtë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews