Ballina Bota Qëndro në shtëpi ose dënohesh me vdekje nëse infekton të tjerët, lëvizja...

Qëndro në shtëpi ose dënohesh me vdekje nëse infekton të tjerët, lëvizja kontraverse e Çeçenisë kundër koronavirusit

Lideri kontrovers i Çeçenisë, Ramzan Kadirov kërkon drejtpërdrejt vrasjen e atyre që nuk qëndrojnë në karantinë

Në republikën ruse të Çeçenisë tashmë janë tre rastet e para me koronavirus. Me shpërthimin e Covid-19, udhëheqësi kontravers çeçen, Ramzan Kadirov ka njoftuar se kushdo që shkel karantinën dhe infekton të tjerët duhet të dënohet me vdekje.

Vetë Kadirov shënjestroi një banor çeçen, i cili u kthye nga një pelegrinazh në qytetin e shenjtë të Mekës, përmes Turqisë dhe sipas tij nuk respektonte karantinën, transmeton Tetova News.

“Nëse më pyet mua, kushdo që gjeneron këtë problem vetvetiu duhet të vritet. Jo vetëm që sëmuret, (por ai infekton) familjen e tij, motrat e tij, vëllezërit, fqinjët”, tha Kadirov, në deklaratat e publikuara nga “The Moscow Times ”.

Siç u tha nga agjencia kaukaziane Knot, kreu i Çeçenisë u bëri thirrje banorëve të republikës ta marrin më seriozisht kërcënimin e infeksionit dhe se vdekja është një ndëshkim i denjë për infektimin e të tjerëve.

Udhëheqësi kontravers i rajonit me shumicë myslimane tashmë është bërë i njohur në shtypin ndërkombëtar për trimërinë dhe guximin i tij, si dhe preferencat e tij për armët dhe kafshë ekzotike. Kadirov është i njohur për abuzimet me të drejtat e njeriut në Çeçeni, gjithashtu dyshohet se është përpjekur të vrasë blogerët (madje edhe në tokën evropiane) që guxojnë ta kritikojnë atë.

Limon, mjaltë dhe hudhër

Me ardhjen e Covid-19 në Çeçeni, Kadirov, një aleat besnik i presidentit rus Vladimir Putin, urdhëroi mbylljen e të gjitha restoranteve, kafeneve dhe vendeve të mbushura me njerëz në republikën gjysmë-autonome ruse.
Siç shkruant “The Moscow Times”, në fillim të marsit, Kadirov përjashtoi që ai ishte i shqetësuar për koronavirusin dhe këshilloi popullatën të pinte ujë me limon dhe mjaltë për të forcuar sistemin imunitar dhe të hante hudhër për të “pastruar gjakun”./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews