Ballina Kronika Policia reagon për helmimin e gjimnazistëve në Fier: Dyshohet se është përdorur...

Policia reagon për helmimin e gjimnazistëve në Fier: Dyshohet se është përdorur spraj piperi nga një nxënës (VIDEO)

Policia e Fierit ka dhënë informacionin e parë paraprak në lidhje me helmimin e nxënësve në shkollën  “Janaq Kilica” në Fier.

Policia thotë se gjitha dyshohet të ketë ndodhur pasi një nxënës i shkollës të ketë hedhur një spraj piperi.

“Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen. 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur spraj piperi nga një nxënës i kësaj shkolle. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet  për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, thotë policia në një njoftim paraprak. (TemA)

https://youtu.be/yDl8fRpovwM
@tn.lajmelokale
@tetovanews