Ballina Kronika Policia njofton se kush është arrestuar mbrëmë në Tetovë dhe Gostivar

Policia njofton se kush është arrestuar mbrëmë në Tetovë dhe Gostivar

Mbrëmë (22 mars), në periudhën prej ora 21 e 20 minuta deri ora 23.00, në rajonin e SPB Tetovë janë zbuluar dhe privuar nga liria gjithsej 7 persons (TE-5 dhe GV-2) të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje të kufizuar, gjegjësisht orën policore të vendosur Qeveria e Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë periudhë, në lokacione të ndryshme në Tetovë, Zhelinë dhe Gostivar janë privuar nga liria: 26-vjeçari Z.I. nga fshati Debresh i Gostivarit, 21-vjeçari A.J., 21-vjeçari D.R. dhe 24-vjeçari A.D. që të tre nga Tetova, 32-vjeçari A.Z. nga Strimnica e Tetovës, 53-vjeçari E.M. nga Gostivari dhe 43- vjeçari R.A. nga Raveni i Gostivarit.
Shtatë personat janë mbajtur në Stacionet policore Tetovë dhe Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rasiti, do të përgatiten parashtresa adekuate, për kryerje të veprës penale ,,mosveprimi sipas urdhërave shëndetësorë gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206 nga Kodi Penal i RMV-së.
……

Në rajonin e SPB Tetovë deri më datë 23- mars në orën 06.00, janë regjistruar gjithsej 513 persona (TE-354 dhe GV-159) të cilët kanë nënshkruar dekleratë me shkrim për vetë-izolim, dhe 22 persona (TE-18 dhe GV-4) me vendime nga Ispektorari sanitarë shëndetsorë-shtetërorë.

https://youtu.be/kDXVIlYuqc0

@tn.lajmelokale
@tetovanews