Ballina Kronika Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24...

Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

Dje (5 mars), rreth orës 18 e 40 minuta, në rrugën ,,113” në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga Sektorit për punë të brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria personat M.H. (32), N.M. (26) nga rrethina e Tetovës dhe G.R. (42) nga Reçica e Madhe, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur marijuanë.
Tre personat janë mbajtur në stacionin policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……

Dje (5 mars), rreth orës 22.00, në rrugën ,,Blagoja Toska” në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 35-vjeçaren V.T. nga Tetova, tek e cila është gjetur heroinë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të pasojë edhe parashtresë adekuate.
……

Dje (5 mars), në periudhën prej ora 10 e 20 minuta deri ora 11.00, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë- Departamenti për punë të brendshme Gostivar, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 56-vjeçarit P.I. nga Gostivari. Gjatë bastisjes së realizuar me urdhër të gjykatës është gjetur pistoletë ,,Ekoll Aras Magnum” me kornizë të zbrazët dhe dy qese najlloni me materje të panjohur në formë të kristalizuar.
Peroni P.I. është thirrur në Stacionin policor të Gostivarit dhe punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, me ç’rast do të pasoj edhe parashtresa adekuate penale.
……

Dje (5 mars) rreth orës 13 e 30 minuta, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë- Departamenti për punë të brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 73-vjeçarin N.N. nga Gostivari, i cili paraprakishtë në Spitalin e Gostivarit ,,Ferid Murat” ka filluar një zënkë verbale me të punësuarit dhe të njëjtit i ka kërcënuar. Menjëherë pas denoncimit të rastit është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë për gjuajtje, një pistoletë dhe 7 plumba.
Rasti është duke u zbardhur.
……

Pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë, dje (5 mars) në burgun e Tetovës e kanë dorëzuar 27-vjeçarin S.Xh. nga Tetova, i cili ka qenë i dënuar me burg, për arsye se ka kryer vepër penale ,,Shkaktim i lëndimit të rëndë trupor” i njëjti më datë 4-mars rreth ora 22.00, me urdhër të gjykatës është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë.
……

Dje (5 mars) rreth orës 15.00, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë-Departamenti për punë të brendshme Gostivar, i kanë privuar nga liria 18-vjeçarin B.L. dhe 47-vjeçarin T.L., të cilët paraprakisht në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, e kanë penguar pjesëtarin e policisë që të kryej detyrën zyrtare, lidhur me shkeljet në trafik.
Merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.
……

Dje (5 mars) në ora 14.00, 32-vjeçari H.P. nga Vrutoku i Gostivarit, në SPB-Tetovë ka denoncuar se rreth orës 06 e 30 minuta, 4 persona e kanë sulmuar fizikisht në objektin hotelerik në dalje të Gostivarit, ku i njëjti ka punuar, pasi që paraprakisht kanë treguar sjellje agresive dhe të paeduketë, kanë thyer gota me ç’rast pasi që kanë qenë të paralajmëruar që të mos e bëjnë një gjë të tillë, për ndryshe do i denoncoj në polici, ata kanë dalë nga objekti.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
……

Mbrëmë (5 mars) në ora 22.00, 46-vjeçari H.U. nga Tetova, në SPB Tetovë ka denoncuar se në rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë, në dalje të objektit hotelerik, djali i tij i mitur dhe shoku i tij gjithashtu i mitur, rreth orës 21 e 10 minuta, kanë qenë të sulmuar fizikisht nga katër persona.
Merren masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit.
……

Dje ( 5 mars) në ora 11.00, në SPB Tetovë është denoncuar se, duke punuar në vendosje të fasadës në një pallat banesor në Banjicë të Poshtme të Gostivarit, 53-vjeçari H.Xh. nga fshati Gajre e Tetovës dhe 37-vjeçari F.Z. nga Tetova, janë rrëzuar nga skelet metalike, me ç’rast personi H.Xh. ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse F.Z. ka kaluar vetëm me lëndime trupore.
Dy punëtorët e lënduar, janë dërguar në Spitalin ,,Ferid Murat” në Gostivar, për t`u ofruar ndihmë mjekësore.
Inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti për punë të brendshme Gostivar.
……

Mbrëmë (5 mars) rreth orës 21 e 25 minuta, në rrugën ,,204” në Gostivar, vetura ,,Mercedes” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 39-vjeçari M.R. nga Gostivari, ka humbur kontrollin ndaj veturës, ka devijuar nga rruga.
Vozitësi M.R. është dërguar dhe mbajtur në Spitalin e Gostivarit, për t`i ofruar ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes inspektim ka kryer ekipi nga DPB-Gostivar.
……

@tn.lajmelokale
@tetovanews