Ballina Aktualitet Opinione Po nuk u mbyllëm, do të duhet të bëjmë spital stadiumin kombëtar!

Po nuk u mbyllëm, do të duhet të bëjmë spital stadiumin kombëtar!

Nga Mentor Kikia

Beteja më e vështirë e qeverisë dhe shtetit në këtë historinë e coronavirusit, nuk është me sëmundjen, si mundësitë e pakta, mungesa e paisjeve, mjeteve, infrastrukturës, mjekëve etj etj.

Më e vështirë duket se është të detyrojë njerëzit të reduktojnë lëvizjet, të qëndrojnë mbyllur për të shpëtuar veten dhe të tjerët.

Jo çdokush që preket nga virusi vdes. Vdesin të moshuarit, apo ata që kanë ndërkohë komplikacione të rënda shëndetësore.

Por ka një gjë shumë të thjeshtë, që padyshim qeveria nuk mund ta thotë. Nëse në Shqipëri bëhen 500 njerëz për në spital, atëherë ne kapitulluam si shtet dhe si shoqëri, sepse nuk kemi kapacitete. Nuk kemi as spitale, as shtretër, as paisje për frymëmarrje. Do të duhet të shtrohemi në “Air Albaina”, në fushë me krevatë portativë e të marrim rreze dielli.

Ndaj dhe rruga më e mirë, sado e rëndë të duket, është mospërhapja. Dhe mospërhapja bëhet duke mos u bërë bashkë për qoka, sebepe, domino, shetitje, thashetheme dhe një dorë muhabet për të thyer mërzinë e izolimit.

Ndërsa shikoj këtë papërgjegjshmëri, që lidhet me jetën tonë personalisht, po mendoja, si do të silleshim ne, nëse do të kishte një thirrje për mobilizim ushtarak, në rast se armiku nuk do të ishte virusi i padukshëm, por ca njerëz të armatosur që do të na sulmonin?

@tn.lajmelokale
@tetovanews