Ballina Aktualitet “Përhapi panik për koronavirusin”/ Kurti shkarkon nga detyra ministrin e Brendshëm (VIDEO)

“Përhapi panik për koronavirusin”/ Kurti shkarkon nga detyra ministrin e Brendshëm (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë ministrin e Brendshëm, Agim Veliu. Përmes një deklarate për mediat, Kurti rendit dy arsye për këtë vendim. Sipas kreut të qeverisë kosovare, Veliu ka kundërshtuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Hashim Thaçi dhe ka përhapur panik për koronavirusin.

“Ai, gjithashtu, në këtë deklarim, përhapë panik duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”. As Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk thanë që numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet nga ora në orë. Në këto momente, kur e gjithë administrata publike po bën përpjekje maksimale për të minimizuar dëmet nga virusi Korona, udhëheqësit e institucioneve qendrore, përfshirë këtu anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të demonstrojnë maturi si në vendime ashtu edhe deklarime. Në këto rrethana jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z. Veliu nga detyra e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që sa më shpejtë të ma dërgojë emrin e ministrit të ri.”

@tn.lajmelokale
@tetovanews