Ballina Aktualitet ‘’Nuk lejojmë plan të fshehtë në Shtëpinë e Bardhë’’, SHBA i përgjigjet...

‘’Nuk lejojmë plan të fshehtë në Shtëpinë e Bardhë’’, SHBA i përgjigjet Kurtit: Nuk ka shkëmbim territoresh, Grenell nuk ka diskutuar kurrë këtë

Depertamenti amerikan i Shtetit ka publikuar një deklaratë sqaruese dhe kundërpërgjigjëse për Albin Kurtin kryeministrin në detyrë i cili dje akuzoi ashpër nga Kuvendi Hashim Thaçin për marrëveshje të fshehtë në Shtëpinë e Bardhë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Në një deklaratë të përbashkët ambasadori Philip Kosnett, Richard Grenell dhe Matthew Palmer sqarojnjë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh dhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë- Serbi nuk e ka diskutuar asnjëherë diçka të tillë.

Po ashtu thuhet se SHBA punon vetëm për përmirësimi ekonomik të Kosovës dhe Serbisë.

DEKLARATA E DASH ( KOSNETT, GRENELL, PALMER)

Shtetet e Bashkuara janë me popullin e Kosovës. Ne i lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, me rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i nxisim krerët e Kosovës që të respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo Qeveri të formuar përmes procesit kushtetues.

Për më tepër, ne vazhdojmë t’i nxisim liderët e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat. Ne besojmë se tarifat po dëmtojnë popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe duke vonuar hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme, dhe duke penguar rritjen ekonomike.

Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradat midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi të dialogut që do të çonte në njohje të ndërsjellë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews