Ballina Bota Nuk ka paqe për Italinë, bilanci i frikshëm i 24 orëve të...

Nuk ka paqe për Italinë, bilanci i frikshëm i 24 orëve të fundit: Shënohen 651 viktima dhe regjistrohen 3957 raste të reja

Për Italinë nuk ka paqe nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3,957 raste të reja të njerëzve të infektuar nga koronavirusi.

Raportohen edhe 651 jetë të humbura.

Të dhënat i publikoi ministria italiane e Shëndetësisë, Drejtoria e Emergjencave Civile. Ajo tha se 24 orët e fundit u shëruan edhe 7024 të prekur nga koronavirusi.

Të dhënat tregojnë se ka shkuar në 59138 numri i përgjithshëm i personave të prekur. Ndërsa ka arritur në 5476 shifra totale e të vdekurve.

Ndërkohë në gjendje kritike për jetën janë 3000 njerëz.

Sakaq janë edhe 46638 pacientë të cilët ndodhen nën mbikëqyrje mjekësore.

Shifrat e djeshme ishin: 53578 njerëz të infektuar, 4825 të prekur, 6072 të shëruar, 2857 në gjendje kritike, 39824 nën mbikëqyrje mjekësore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews