Ballina Bota Në qendër të luftës SHBA-Gjermani, reagon kompania gjermane që po punon për...

Në qendër të luftës SHBA-Gjermani, reagon kompania gjermane që po punon për vaksinën kundër koronavirusit

Kompania farmaceutike gjermane që u vu në qendër të polemikave pas raportimeve për përpjekje nga Shtetet e Bashkuara për të blerë vaksinën kundër koronavirusit, ka reaguar të dielën.

CureVac thotë në një postim në Twitter se “hedh poshtë hamendësimet rreth ofertave për blerjen e kompanisë apo teknologjisë sonë”.

Duke shpjeguar se puna e saj është përqendruar në zhvillimin e një vaksine për të mbrojtur njerëzit në mbarë botën, CureVac ka dhënë detaje nga faza në të cilën ndodhen punimet drejt vaksinës kundër Covid-19.

“Së fundmi kemi shpallur rezultate të suksesshme në programin e vaksinimit te lepujt, duke arritur mbrojtjen e plotë të njerëzve me dy doza nga 1 mikrogram (1/1 mln e gramit). Këto rezultate janë inkurajuese kur mendohet se duhen furnizuar popullata dhe njerëz në mbarë botën në situata pandemie”, thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë gjermane.

@tn.lajmelokale
@tetovanews