Ballina Kronika Mjekja 34 vjeçare e prekur nga COVID-19 vetëvritet pasi kishte frikë mos...

Mjekja 34 vjeçare e prekur nga COVID-19 vetëvritet pasi kishte frikë mos infektonte të tjerët

Një mjeke 34 vjeçare e cila ishte e infektuar me COVID-19 vrau veten ditën e sotme në Itali pasi kishte frikë mos kishte infektuar persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në spitalin e San Gerardo në Monza.

Autoritetet njoftojnë se prej kohësh ajo ishte në gjendje jo të mirë, dhe e vuante shumë faktin se mund të kishte infektuar të tjerë.

Ndërkohë, bilanci tragjik në Itali vijon ende teksa ditën e sotme janë regjistruar 743 viktima duke e çuar numrin total të tyre në 6820.

Numri i personave të infektuar ka arritur në 69 176, dhe janë regjistruar 5259 raste më shumë.

VIDEO bonus:
Loading...