Ballina Shëndeti Këshilla Mjekët amerikanë dhe britanikë: Mungesa e nuhatjes, simptomë e COVID-19

Mjekët amerikanë dhe britanikë: Mungesa e nuhatjes, simptomë e COVID-19

Çdo ditë që kalon  në luftën që bota i ka shpallur koronavirusit, studime te ndryshme po mundohen të zbulojnë karakteristikat e shfaqjes, përhapjes dhe simptomatologjisë të COVID-19.

Studimet dhe dëshmitë paraprake në rastet e ndodhur në Kinë dhe Korenë e Jugut, dhe më pas në Itali, tregojnë se temperatura e lartë, kollitja dhe mungesa e frymëmarrjes janë disa nga simptomat më të shpeshta tek personat e infektuara.

Por tani dy deklarata të ndryshme, njëra në Britaninë e Madhe dhe tjetra në Shtetet e Bashkuara, duket sikur shton një tjetër simptomë, që mund të jetë tejet e rëndësishme në identifikimin e të infektuarve, edhe ata të quajtur deri më tani si asimptomatikë.

Bëhet fjalë për anosminë dhe dysgeusinë, ose më thjesht humbjen e përshkallëzuar të nuhatjes dhe shijes.

Veçanërisht humbja e nuhatjes duket një e përbashkët e konstatuar në shumë raste në vendet më të prekura nga koronavirusi, pikërisht si Kina dhe Korea e Jugut.

Fakti është konfirmuar nga Shoqata amerikane e Otorinolaringoiatrisë, dhe nga shoqata simotër britanike në dy deklarata zyrtare, që vijnë disa ditë pasi kjo hipotezë ishte hedhur nga mjek të ndryshëm.

Rëndësia e këtij zbulimi mund të jetë domethënëse, nga momenti që sipas vrojtimeve në Korene  e Jugut, pothuajse 30% e pacientëve pozitivë ndaj COVID -19 kishin anosminë, pra mungesën  e nuhatjes, si simptomën e tyre të vetme.  Në Gjermani, 2 në 3 pacientë kishin mungesën e nuhatjes si simptomë.

Në deklaratën e mjekëve amerikanë, thuhet shprehimisht që personat që shfaqin në këtë periudhë simptoma të anosmisë dhe dysgeusisë duhet të marrin seriozisht në konsideratë vetë-izolimin dhe kërkesën për testim”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews