Ballina Aktualitet Mbi 10 raste të reja të dyshuar me koronavirus në Kosovë

Mbi 10 raste të reja të dyshuar me koronavirus në Kosovë

Më shumë se 10 mostra të pacientëve janë dorëzuar sot në IKSHP nga ana e zyrtarëve të Klinikës Infektive të dyshuar për koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit publik në Kosovë bën me dije se aktualisht në qendrat e kontrollit kanë arritur 10 raste të reja të dyshuara, rezultatet e të cilave do të bëhen të ditura në mbrëmje. Sipas mjekëve, numri po shtohet nga minuta në minutë në Infektivë.

Mes 10 personave të dyshuar është edhe një vajzë nga Gjakova për të cilën është raportuar dje se ka dyshime se mund të jetë infektuar me koronavirus. Mjekët thonë se nuk ka parë ndonjë sinptomë të dukshme tek ajoe cila mund të cojë në dyshime për pandemi. “Mirëpo e njejta është izoluar deri në marrjen e rezultatit”, kanë thënë ata.

Kontrollet për koronavirus në Kosovë kanë filluar nga 8 shkurti dhe deri më sot janë testuar gjithsej  82 pacient të cilët kanë rezultuar negativ.

@tn.lajmelokale
@tetovanews