Ballina Shëndeti Koronavirusi Marrin fund dilemat, premtimi i gjermanëve: Ja kur do ta kemi gati...

Marrin fund dilemat, premtimi i gjermanëve: Ja kur do ta kemi gati vaksinën kundër koronavirusit

A doctor makes an injection, image taken in front of a white studio background

Kompania më e madhe gjermane e bioteknologjisë ka premtuar sot se në vjeshtë dhjetëra mijëra vetë mund të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i kompanisë “CureVac”, Franz Werner Haas, i cili ka njoftuar se është pranë gjendjes së një vaksine.

“Vaksina do të jenë gati në tremujorin e tretë të vitit”, tha Haas për revistën gjermane “Wirtschaftwoche”. “Nëse autoritetet japin dritën jeshile, atëherë mund të fillojmë që këtë vit me një studim të gjerë. Ndërkohë dhjetëra mijëra vetë mund të marrin vaksinën”, tha Haas.

Ai thotë se mund të prodhojë nga 200-400 milionë doza vaksine kundër virusit. Faza e parë e prodhimit ndërkohë ka filluar. CureVac, që së fundmi mori nga Bashkimi Europian 80 milionë euro mbështetje dhe thotë se do ta përdorë investimin e unionit për zgjerimin e reparteve të prodhimit.

“Aty mund të prodhojmë 1 miliardë doza vaksine në vit kundër virusit”, tha Haas për gazetën. Reparti mund të përdoret edhe për prodhimin e vaksinave të tjera, në rast të shpërthimeve të ngjashme.

Po aq optimiste është edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila ka deklaruar se vaksina e koronavirusit mund të dilte në treg  “përpara vjeshtës”.

“CureVac” është një kompani një gjermane-amerikane që ka shkaktuar jo pak mosmarrëveshje, pasi presidenti Donald Trump po përpiqet të joshë kompaninë që vaksina të prodhohet ekskluzivisht në ShBA.

Po ashtu Agjensia Europiane e Medikamenteve është e gatshme të investojë që vaksina të dalë “brenda afateve më të shkurtra të mundshme.”

@tn.lajmelokale
@tetovanews