Ballina Sport Lojërat Olimpike mund të shtyhen për shkak të koronavirusit

Lojërat Olimpike mund të shtyhen për shkak të koronavirusit

Lojërat Olimpike 2020 që mbahen në Tokio mund të shtyhen për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Olimpike e Japonisë. Ministrja Seiko Hashimoto tha se kontrata e Tokios me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) “kërkon që Lojërat të mbahen brenda vitit 2020”. Ajo shtoi se nga kjo “mund të interpretohet se lejon një shtyrje”.

Siç shkruan BBC, Hashimoto tha se lojërat mund të shtyhen nga vera deri më vonë gjatë vitit. Datat zyrtare deri më tani për Lojërat Olimpike janë nga 24 korriku deri më 9 gusht.

Presidenti i IOC-së, Thomas Bach thotë se organizata e tij mbetet “shumë e sigurt në lidhje me suksesin” e Lojrave në Tokio.

Një numër i madh eventesh sportive të profilit të lartë tashmë janë anuluar ose shtyrë si rezultat i shpërthimit të koronavirusit.

Koronavirusi, i cili ka origjinën në Kinë, është përhapur në më shumë se 60 vende dhe ka marrë më shumë se 3,000 jetë deri më tani.

@tn.lajmelokale
@tetovanews