Ballina Sport Liverpool pëson humbjen e parë, 11 javë para mbylljes së kampionatit!

Liverpool pëson humbjen e parë, 11 javë para mbylljes së kampionatit!

Liverpool pësoi humbjen e parë të sezonit në Premier League, kur u mund 3-0 nga Watford në një ndeshje që theu disa statistika të frikshme për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp.

Watford kishte 8 ndeshje që nuk fitonte ndaj Liverpool por arriti të thyente mallkimin në mënyrë spektakolare. Dy gola nga Ismaila Sarr dhe një tjetër nga Troy Deeney, të gjithë në pjesën e dytë, i dhanë fund shpresave të kryesuesve të renditjes që të mbyllnin këtë kampionat të pathyer.

Të kuqtë ishin e vetmja skuadër në 5 kampionatet ktyresore të Europës që nuk kishin pësuar asnjë humbje, një rekord që mundën ta mbanin deri në javën e 28. Përveç shifrës 0 te humbjet, kryesuesit e renditjes i dhanë fund disa rekordeve tepër interesante. Skuadra e Klopp nuk kishte kaluar kurrë në disavantazh të dy golave që prej marsit 2018. Ndërsa prej dhjetorit 2016 nuk kishte pësuar kurrë më shumë se 2 gola në 2 ndeshje rresht.

Shifra që tregojnë dominimin e Reds në dy vitet e fundit dhe që me shumë mundësi, pavarësisht humbjes, do të mbyllet me fitimin e titullit kampion në maj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews