Ballina Aktualitet Lëvizja Besa zbardh emrat e kandidatëve, Bilall Kasami në zonën 6, Kastriot...

Lëvizja Besa zbardh emrat e kandidatëve, Bilall Kasami në zonën 6, Kastriot Rexhepi në zonën 1, Bastri Bajrami në zonën 2

Nëpërmes një kumtese Lëvizja Besa i ka zbuluar emrat e kandidatëve që do të jenë në listën e përbashkët me LSDM-në për zgjedhjet e 12 prillit, raporton Tv21.

Sipas njoftimit në zonën 1, në listën e deputetëve të koalicionit LSDM-BESA,  do të garojnë Kastriot Rexhepi dhe Jonuz Fejzullahu.

Në zonën e dytë zgjedhore gjithashtu nga Lëvizja Besa do të garojnë dy kandidat,  është Bastei Bajrami dhe Shenasi Xheladini.

Ajo që bije në sy se Lëvizja Besa numrin më të madh të kandidatëve do ta ketë në zonën gjashtë, aty ku pritet që bartës të jetë kryetari Bilall Kasami i cili do të ndiqet nga ish deputeti i Besës, Fadil Zendeli. Përpos tyre në zonën 6 do të garojë edhe Abdush Demiri dhe Adnan Azizi.

Kumtesa e Lëvizjes Besa:

Sonte Lëvizja BESA ka mbajtur mbledhjen e Kuvendit Qendror, ku është diskutuar rreth aktualitetit politik si dhe për kandidatët për deputet. Në këtë mbledhje është votuar edhe lista e kandidatëve për deputet nëpër njësi zgjedhore.

Lista e plotë;

Njësia zgjedhore 1:
Kastriot Rexhepi
Jonuz Fejzulahu

Njësia zgjedhore 2:
Bastri Bajrami
Shenasi Xheladini

Njësia zgjedhore 5:
Melinda Rashidi

Njësia zgjedhore 6:
Bilall Kasami
Fadil Zendeli
Hatije Etemi
Abdush Demiri
Fatlinda Jaja
Fatmir Sabriu
Florie Sinani
Isein Ajdari
Adnan Azizi

Lëvizja BESA
08.03.2020

@tn.lajmelokale
@tetovanews