Ballina Top Lajm Lamtumirë Iljaz Xhemaili!

Lamtumirë Iljaz Xhemaili!

Nekrologji
Iljaz Xhemaili (16.05.1958-25.03.2020)

Dje pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë Prof. Iljaz Xhemaili, në fshatin e tij të lindjes, Sedllarcë e Epërme të Tetovës. Iljaz Xhemaili ka kryer studimet në Universitetin e Prishtinës për Sociologji e Filozofi. Ka punuar për shumë vjet në arsim si ligjërues i lëndëve Sociologji e Filozofi. Gjithashtu ka qenë gazetar korrespondent i kanalit televiziv shtetëror për Tetovën. Ka qenë shumë aktiv në aktivitete të ndryshme artistike, mediatike e shkencore, si në ShKA Xheladin Zeqiri, poashtu në simpoziume të ndryshme kushtuar figurave të ndryshme historike e kulturore si Naimit, Dervish Carës, Ali Podrimjes, Mehmedali Hoxhës e shumë të tjerë. Ka shkruar një varg të gjatë artikujsh për vepra të autorëve si Kalosh Çeliku, Kim Mehmeti, Sead Ramadani e plot të tjerë.


Më 1996 boton në Tetovë poemën “Bredhje përtej qetësisë”. Poema paraqiste risi në planin e qasjes dhe të shprehjes letrare artistike. Ka të ngjarë që Iljaz Xhemaili të ketë derdhur krejt dijen, përvojën e shpirtin e tij në këtë libër sa eksperimental, po aq edhe të çuditshëm, mjaft të qartë në disa faqe, por edhe hermetik në faqe të tjera.
Iljaz Xhemaili ka lënë në dorëshkrim edhe plot vepra letrare, por edhe historike e filozofike. (Hashim Baftiari)


@tn.lajmelokale
@tetovanews