Ballina Koronavirusi La Shqipërinë për Kosovën, sulmuesi dardan pozitiv me Coronavirus

La Shqipërinë për Kosovën, sulmuesi dardan pozitiv me Coronavirus

I pari futbollist shqiptar pozitiv me COVID-19. FFK ka njoftuar se sulmuesi Valdrin Mustafa, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë, është prekur nga Coronavirusi.

Lojtari i Hannover 96 familjarisht ndodhet në karantinë dhe gjendja e tij thuhet se është e mirë.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton se futbollisti i Kombëtares U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus Covid-19.

Gjendja e tij është e mirë por është në karantinë me gjithë familjen e tij në Sarbruken.

Valdrin Mustafa tani është futbollisti i ekipit të parë të Hanoverit. Presidenti Agim Ademi ka kontaktuar me Valdrinin dhe e ka inkurajuar atë që të qëndrojë i qetë në shtëpi dhe ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë dhe pa panik, duke i uruar shërim sa më të shpejtë”, njofton FFK.

VIDEO bonus:
Loading...