Ballina Aktualitet KUJDES: Sot dhe nesër ndalohet lëvizja nga ora 16:00

KUJDES: Sot dhe nesër ndalohet lëvizja nga ora 16:00

Ndalesa për lëvizje në tërë territorin e shtetit sot dhe nesër do të fillojë në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00, sipas vendimit të Qeverisë për ndalesë të lëvizjes  gjatë uikendeve.  Të gjitha institucionet dhe kompanitë private që punojnë gjatë uikendeve, duhet të përshtaten  në kufizimet e reja  për lëvizje dhe ta përfundojnë  procesin e punë më së voni deri në orën 15:00.

Bujqit që kultivojnë kultura kopshtare dhe kanë aktivitete të lidhura me prodhimtarinë  në serra janë të liruar nga ndalesa e lëvizjes gjatë uikendit nga ora 16:00 deri 05:00. Bujqit tjerë, nga nënsektoret tjera (pemëtari, blegtorë) nëse kanë aktivitete të paanuluara lidhur me prodhimtarinë bujqësore gjatë ndalesës së lëvizjes, duhet në telefon të paraqiten në njësitë rajonale të Ministrisë  për leje.

Repartet prodhuese dhe fabrikat e vazhdojnë prodhimtarinë e tyre të organizuar në turne. Sipas konkluzionit të Shtabit koordinues kryesor të krizave punëtorët gjatë ndalesës së lëvizjes do të mund të shkojnë  në vendet e tyre të punës vetëm me  leje të veçanta për kryerje të ndërrimit  ose natën.

Të gjitha ndalesa  e sjellura paraprake dhe kufizimet, mbesin në fuqi. Vendimin Qeveria e solli  në seancën e saj të 28-të, të mbajtur më 25 mars, për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit (Kovid-19).

@tn.lajmelokale
@tetovanews