Ballina Aktualitet Kosovë/ Edhe 2 raste të reja me koronavirus, shkon në 19 numri...

Kosovë/ Edhe 2 raste të reja me koronavirus, shkon në 19 numri i të infektuarve

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 19. Të infektuarit e fundit janë një çift nga Gjakova, që së fundi kanë ardhur nga Dussefdorfi i Gjermanisë.

“Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç.”, njofton ISHKPK-ja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

@tn.lajmelokale
@tetovanews