Ballina Lajme Koronavirusi shtyn EURO 2020, ja kur do të luhet Kampionati Europian

Koronavirusi shtyn EURO 2020, ja kur do të luhet Kampionati Europian

Koronavirusi ka pllakosur të gjithë globin me raste të shumta që shtohen çdo ditë.

Si shkak, edhe evenimente sportive e kulturore janë anuluar, ndërkohë që një njoftim vjen për sa i përket kompeticionit evropian EURO 2020 e cila është shtyrë në vitin 2021.

Organi drejtues i futbollit evropian, UEFA ka mbajtur një video konferencë urgjente ditën e sotme (17 mars).

Federata norvegjeze njofton se kampionati do të zhvillohet nga 11 qershori deri në 11 korrik, në vitin e ardhshëm.

Sipas BBC vendimi pritet të firmoset më vonë gjatë ditës së sotme.

Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, janë shtyrë dhe kompeticionet e Ligës së Kombeve dhe EURO2020 për moshat U21 për vitin e ardhshëm.

VIDEO bonus:
Loading...