Ballina Shëndeti Koronavirusi Koronavirusi “prek” edhe Vlorën, konfirmohen 4 raste nga një familje: U infektuan...

Koronavirusi “prek” edhe Vlorën, konfirmohen 4 raste nga një familje: U infektuan nga djali që erdhi nga Bergamo

Me sa duket koronavirusi në Shqipëri do vazhdojë të fusë nën kthetra më shumë viktima.

Burime për ABC News kanë njoftuar se janë konfirmuar 4 raste me Covid -19 në qytetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për 4 anëtarë të një familje, gjyshja 77 vjeçe, një 69 vjeçar, një grua 50 vjeç dhe një djalë 24 vjeç.

Dyshohet se 4 anëtarët e familjes janë infektuar nga djali tjetër i familjes i cili kishte ardhur nga Bergamo në datën 8 mars në Shqipëri.

Më pas djali është larguar nga Shqipëria në datën 20 mars në Gjermani. Mësohet se ai nuk ka shfaqur shenja gjatë qëndrimit në shtëpinë e tij në Vlorë.

Vlora i është shtuar kështu hartës së të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.

@tn.lajmelokale
@tetovanews