Ballina Shëndeti Koronavirusi Koronavirusi, OBSH shpall pandemi botërore

Koronavirusi, OBSH shpall pandemi botërore

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se përhapja e koronavirusit Covid-19 “mund të karakterizohet si pandemi”.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për nivelin alarmant të përhapjes dhe ashpërsisë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Përshkrimi i situatës si pandemi nuk e ndryshon mënyrën se si vlerësohet kërcënimi i këtij koronavirusi”, shtoi ai.

“Nuk do të ndryshojë ajo që ne po bëjmë. U kemi bërë thirrje njerëzve që të marrin masa urgjente dhe agresive që nga dita e parë. I kemi rënë kambanës së alarmit fort dhe qartë”.

Çfarë është pandemia?

Kriteret specifike për një pandemi nuk janë përcaktuar botërisht, por ka 3 kritere të përgjithshme:

1.Një virus që mund të shkaktojë sëmundje ose vdekje.

2.Një virus që përcillet nga kontakti mes njerëzve.

3.Një virus që përhapet në të gjithë botën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews