Ballina Aktualitet Koronavirusi/ Në Maqedoni edhe 2 raste të reja, çifti nga Dibra u...

Koronavirusi/ Në Maqedoni edhe 2 raste të reja, çifti nga Dibra u infektua në Itali

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filiçe në një konferencë për shtyp pranë Qeverisë ka konfirmuar 2 rastet e reja me koronavirus në vendin tonë. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh të moshës 62 dhe 68 vjeçare nga Dibra, të dy të kthyer nga Italia më 27 shkurt. Në momentet e para nuk është konstatuar asnjë dyshim për koronavirus, sepse virusi ka qenë në fazë inkubimi, por pas 3-4 ditësh janë shfaqur edhe simptomat e para. Çifti është kthyer nga Italia me autobus dhe kanë hyrë në pikën kufitare të Tabanocit ku më pas janë drejtuar drejt Shkupit dhe kanë përfunduar udhëtimin në qytetin e Dibrës. Të dy pacientët kanë thënë se kanë pasur kontakt vetëm me vëllain e gruas. Ndërkohë Ministrinë e Punëve të Brendshme tashmë ka gjetur emrat dhe adresat e të gjithë udhëtarëve që kanë qenë në atë autobus me dy pacientët dhe po bën identifikimin e tyre. Më pas, epidemiologët bashkë me përfaqësuesit e MPB-së do t’i intervistojnë në përputhje me të gjitha të dhënat që ata do të japin, gjendjen e tyre shëndetësore, analizë të kontakteve që ata kanë pasur këto ditë dhe në fund do të bëjnë vlerësimin nëse duhet të izolohen apo jo edhe këta persona. Për më shumë informacione ministri tha se duhet të pritet dita e nesërme ku do të ketë edhe deklarata të tjera për shtyp.

Ashtu siç njoftuam edhe para dy orësh kemi dy raste të reja pozitive me virusi korona. Është një çift bashkëshortor, të moshës 62 dhe 68 vjet, të cilët në vendin tonë kanë arritur nga Italia e Veriut, nga Bresha me datë 27 të muajit të kaluar. Pas hyrjes në kufi, disa udhëtarë kanë zbritur në Kumanovë, Shkup dhe Dibër. Në atë kohë pacientët nuk kanë shfaqur asnjë simptomë. Për herë të parë, me simptoma të lehta janë paraqitur më 3 mars te mjeku amë i cili nuk i ka dalluar indikacionet për t’u rekomanduar testin e virusit korona dhe i ka lëshuar për kurim shtëpiak. Të njëjtit sot i janë drejtuar spitalit të Dibrës ku kishte ardhur një epidemiolog nga Gostivari, këtu është vënë indikacioni me të gjitha simptomat. Gjatë ditë së djeshme është marrë bris prej tyre dhe sot është bërë testi. Gjatë qëndrimit në shtëpi, pacientët kanë treguar se kanë pasur kontakt vetëm me vëllain e gruas. Sot, në orët e pasdites është bërë intervistë nga ana e epidemiologëve për të konfirmuar nëse duhet të vendoset në izolim vetëm ai person ose edhe anëtarët e tjerë të familjes. Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme tashmë kanë gjetur edhe emrat dhe numrat amë të të gjithë udhëtarëve që kanë qenë në autobusin që ka hyrë më datë 27 të muajit të kaluar. Në këto momente po bëhet identifikimi i vendbanimeve të tyre dhe prej sonte dhe gjatë ditës së nesërme, pas identifikimit të udhëtarëve, epidemiologët bashkë me përfaqësues të MPB-së do ti intervistojnë në përputhje me të gjitha të dhënat që do ti japin, gjendjen e tyre shëndetësore, analizë të kontakteve që ata kanë pasur dhe në ndërkohë do të ndërmerren të gjitha masat për çka do t’ju njoftojmë detajisht gjatë ditës së nesërme. Sonte, pacientët me makinë speciale do të transferohen në Klinikën Infektive në Shkup ku ekipi kujdestar është i gatshëm t’i pranojë. Gjendja e tyre është stabile, kanë pasqyrë të lehtë klinike- tha ministri Filipçe.

@tn.lajmelokale
@tetovanews