Ballina Aktualitet Rajoni Koronavirusi mbërrin në Bosnje, regjistrohet rasti i parë

Koronavirusi mbërrin në Bosnje, regjistrohet rasti i parë

Në Bosnje-Hercegovinë është regjistruar rasti i parë me koronavirus.

Sipas portalit Klix.ba, rasti është konfirmuar nga Ministria vendase e Shëndetësisë.

Ende nuk ka detaje mbi personin e prekur.

Në rajon, virusi u përhap në Kroaci, Hungari, Slloveni, Serbi etj.

Në Europë, numri më i madh i rasteve paraqitet në Itali, sidomos në rajonet e Venetos dhe Lombardisë.

Virusi që nisi fillimisht në qytetin kinez Vuhan është përhapur në të gjitha kontinentet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews