Ballina Bota Koronavirusi/ A do të mbyllet Londra? Johnson: Nuk përjashtohet asnjë lloj skenari

Koronavirusi/ A do të mbyllet Londra? Johnson: Nuk përjashtohet asnjë lloj skenari

Kryeministri britanik Boris Johnson me anë të një deklarate për mediat tha se qeveria nuk përjashton asnjë skenar, në momentin që u pyet nëse do të merrte masa për të mbyllur kryeqytetin, Londrën.

I pyetur nëse do të mbyllë Londrën, pasi tashmë janë pezulluar transporti dhe janë mbyllur bare, restorante e pube, Johnson deklaroi se do të merren masat e duhura, në momentin e duhur. “Ne kemi thënë gjithmonë se do të marrim masat e duhura në kohën e duhur”, ka thënë ai, shkruan Reuters.

Johnson tha se vlerëson shumë njerëz, të cilët iu janë përmbajtur të gjitha këshillave të qeverisjes britanike. Boris Johnson theksoi se do të bëhet gjithcka që të minimizohet gjendja, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

VIDEO bonus:
Loading...