Ballina Shëndeti “Kina, një dritë në fund të tunelit”, OBSH: Suksesi në kontrollin e...

“Kina, një dritë në fund të tunelit”, OBSH: Suksesi në kontrollin e virusit i ka dhënë shpresë gjithë botës

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë bënë të ditur në një konferencë në Gjenevë se suksesi i Kinës në ndalimin e përhapjes së koronavirusit vërteton se sëmundja mund të përmbahet. Michael Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore tek Organizata, tha se Kina ka ofruar një shembull për luftën ndaj koronavirusit.

“Kina ka treguar një sukses të vërtetë në përmbysjen e sëmundjes. Ne mundemi ta largojnë dhe ngadalësojmë ndjeshëm virusin. Përhapja e këtij virusi është më shumë në dorën tonë se sa në dorën e vetë virusit”, Michael Ryan, drejtor i emergjencave i OBSH.

Maria van Kerkhove, liderja teknike për programin e emergjencave shëndetësore e Organizatës, përgëzoi gjithashtu Kinën për përmbajtjen me sukses të virusit. Ajo shtoi se Kina i ka dhënë shpresë të gjithë botës se virusi mund të mposhtet.

“Nëse shohim një vend si Kina, që ka mbi 80,000 të infektuar, nëse shohim Hubein dhe të gjithë provincat e tjera, ata na kanë vërtetuar ne, se kjo sëmundje mund të ngadalësohet, e madje në disa provinca, të ndalojë transmetimi. Prej kinës ne mund të shohim dritë në fund të tunelit. Por sa shpejtë do të arrijnë atje, do të varet në masat e vendeve”, Maria van Kerkhove, shefe e emergjencave e OBSH.

Koronavirusi është përhapur në mbi 100 shtete dhe rajone, me më shumë se 110,000 të infektuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews