Ballina Shëndeti Këshilla KESHILLAT: Si t’i ndihmojmë fëmijët të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur...

KESHILLAT: Si t’i ndihmojmë fëmijët të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur gjatë izolimit në shtëpi

Tashmë të gjitha shkollat dhe aktivitetet publike janë mbyllur dhe duhet të përqendroheni në faktin si të kujdeseni për fëmijët tuaj që të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur. Më poshtë janë disa mënyra që mund të ju ndihmojë.

Mbani rutinën

“Unë mendoj se një nga sfidat më të mëdha për fëmijët gjatë mbylljes së shkollës do të jetë mungesa e rutinës. Përpiquni që të krijoni një ide për ta që do të kryejnë detyrat çdo ditë. Kjo gjë do t’i ndihmojë ata vërtet,” Natalie Costa, një trajnere arsimi.

Ekspertët tregojnë gjithashtu se është e rëndësishme që të përgjigjeni të gjitha pyetjeve që kanë fëmijët tuaj për situatën. Sam Cartwright-Hatton, psikolog klinik në universitetin e Susex, Britani, thekson që ka shumë rëndësi fleksibiliteti dhe thotë se prindërit duhet të diskutojnë edhe për gjërat e zakonshme.

Ushqimi dhe aktiviteti

Të gjithë e dinë që ushtrimi përmirëson shëndetin fizik, por ndikimi që kanë ushtrimet për shëndetin mendor janë më të mëdha, sidomos tek fëmijët.

“Vetmia dhe izolimi nuk është diçka e mirë për njerëzit. As të rriturit nuk e përballojnë mirë, jo më fëmijët,” shprehet Cartwright-Hatton.

Eksperti shprehet se fëmijët duhet të bëjnë dy lloje të aktiviteti fizik cdo jave që të qëndrojnë të shëndetshëm, duke përfshirë ushtrime aerobike, si vrapo dhe ushtrime të lehta për të forcuar muskujt dhe kockat.

“Duhet të bëni të paktën 60 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar në ditë gjatë gjithë javës,” thotë eksperti.

Socializohuni sa më shumë që të jetë e mundur

Padyshim që fëmijëve do t’ju mungoj koha kur rrinin me shokët e klasës dhe do të dëshirojnë që të gjejnë një ambient si në shkollë.

Ekspertët thonë se këtë problem mund ta zgjidhni nëpërmjet teknologjisë. Përpiquni të krijoni komunikim me prindërit e shokëve të fëmijëve tuaj, në mënyrë që ata të bisedojnë shpesh herë me njëri tjetrin.

“Gjatë kësaj kohe mund të krijoni edhe një grup posaçërisht për ta kur mund të këshillohen për detyrat e klasës dhe t’i realizojnë ato në një orar të caktuar,” thotë Cartwright-Hatton.

Ekspertët gjithashtu theksojnë se, prindërit nuk janë mësues dhe nuk kanë pse të bëhen të tillë. Kohën e izolimit ata mund ta kthejnë në një periudhë të dobishme për të forcuar marrëdhëniet duke shijuar aktivitete të ndryshme në shtëpi./The Independent/

@tn.lajmelokale
@tetovanews