Ballina Aktualitet Kasami nga SHBA: Me LSDM-në do t’i fitojmë 61 deputetë, BDI përfundimisht...

Kasami nga SHBA: Me LSDM-në do t’i fitojmë 61 deputetë, BDI përfundimisht në opozitë (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë vizitës së tij në SHBA, ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku ka folur rreth koalicionit parazgjedhor me LSDM-në e Zoran Zaevit. Kasami ka deklaruar se ky koalicion do të jetë fitues i zgjedhjeve të 12 prillit. Më tej ai ka shtuar se ky koalicion është koalicion ‘euroatlantik’.

“Ky koalicion do t’i fitojë 61 mandate dhe do ta formojë qeverinë, kurse BDI-së do t”i pamundësohet keqpërdorimi i mekanizmave përr deformimin e vullnetit të votës shqiptare dhe përfundimisht ajo tani do të shkoi në opozitë”, u shpreh Kasami.

https://youtu.be/50bMGt2bahM

 Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë qëndrimit për vizitë në SHBA sot është takuar edhe me kongresmenin dhe mikun e madh të shqiptarëve Elliot Engel ndërkohë që këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale por duke mos dhënë shumë detaje mbi këtë takim.

“Takim miqësor me mikun e madh të shqiptarëve dhe Maqedonisë së Veriut, kongresmenin Elliot Engel”, është shprehur kështu Kasami.

@tn.lajmelokale
@tetovanews