Ballina Shëndeti Koronavirusi Juventus njofton se janë futur në karantinë 121 pjesëtarë të klubit

Juventus njofton se janë futur në karantinë 121 pjesëtarë të klubit

Juventusi ka informuar se 121 persona, përfshirë futbollistët, drejtuesit dhe stafi janë vetëizoluar pasi mbrojtësi Daniele Rugani rezultoi pozitiv me koronavirus

Analizat ai i kreu të mërkurën, më 11 mars.

Cristiano Ronaldo ndërkohë ka udhëtuar në vendlindjen e tij, Madeira, ku gjithashtu është futur në karantinë.

Në karantinë është futur edhe ekipi i Interit, duke qenë se takimin e fundit bardhezinjtë e luajtën me zikaltrit.

Eventet sportive në Itali janë pezulluar deri më 3 prill, përfshirë edhe takimi i Champions-it i Juves ndaj Lionit, që do të luhej të martën e ardhshme.

Edhe sfida tjetër, Real Madrid – Manchester City është shtyrë, për shkak se “galaktikat” janë vendosur në karantinë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews