Ballina Bota Italia kthen kokën nga Rusia, Putin i dërgon nëntë avionë me ndihma...

Italia kthen kokën nga Rusia, Putin i dërgon nëntë avionë me ndihma dhe 100 ekspertë (VIDEO)

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka vonuar të zbatojë premtimin që i bëri kryeministrit italian Giuzzepe Conte. Nëntë avionë transportues ushtarakë Il-76, janë nisur mëngjesin e sotëm nga baza luftarake ruse Chkalovsky në Moskë me destinacion bazën ushtarake italiane Praktik de Mare, 30 km larg Romës.

Avionët janë të mbushur me pajisje mjekësore që Italia aktualisht ka mungesa të theksuara dhe i konsideron si pjesë e shpëtimit nga katastrofa e koronavirusit, pasi BE dhe SHBA refuzuan të japin ndihmë.

Ministria e Mbrojtjes ruse informoi se bashkë me nëntë avionët janë edhe 100 profesionistë mjekë, epidemiologë, virologë dhe specialistë të tjerë, ekspertë nga ministria që do të rreshtohen përkrah ekipit të emergjencës italiane.

Kjo ministri tha se këta profesionistë janë të afirmuar ndërkombëtarisht për eksperiencat e tyre në luftë ndaj epidemive.

Mësohet se në avionët transportues gjenden dhe pajisje moderne për diagnostifikim. Në galeri shikoni të gjitha fotot nga nisja e tyre.

Një ditë më parë kryeministri italian Conte, kreu një bisedë telefonike me presidentin Vladimir Putin, duke kërkuar ndihmë për situatën.

Putin ka konfirmuar dhënie ndihme urgjente me pajisje mjekësore që ka nevojë Italia.

Kremlini njoftoi se do të dërgojë menjëherë avionë ushtarakë të ministrisë së Mbrojtjes ruse me ngarkesat e nevojshme mjekësore. Gjithashtu do të shkojë dhe një ekip i zgjeruar profesionistësh.

Giuseppe Conte ka shprehur mirënjohjen që Rusia po e mbështet Italinë në këto momente të vështira. /noa.al/ Burimi kremlin.ru

@tn.lajmelokale
@tetovanews