Ballina Kronika Itali/ Zbulohet rafineria e përpunimit të heroinës dhe kokainës, pranga tre shqiptarëve

Itali/ Zbulohet rafineria e përpunimit të heroinës dhe kokainës, pranga tre shqiptarëve

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u zbuluan një rafineri për përpunimin e kokainës dhe heroinës, në komunën Fontanella në provincën e Bergamos.

Të arrestuarit janë rreth moshës 22, 24 dhe 41 vjeç, ndërkohë ende nuk është bërë i ditur identiteti i tyre. Në kuadër të operacionit është sekuestruar dhe një sasi prej 10 kg heroinë dhe 1 kg kokainë e cilësisë të pastër, gjithashtu dhe një laborator për pëpunimin e konfeksionimin e drogës.

Mediat italiane raportojnë se tre shtetasit në fjalë janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali dhe nuk kanë pasur precedent penal. Në momentin e operacionit ata kanë tentuar t’u shpëtojnë forcave të antidrogës por pa rezultat.

Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 5 kg lëndë përzierëse për përpunimin e kokainës dhe heroinës si dhe 7 mijë euro cash.

Sipas autoriteteve italiane heroina e kokaina e sekuestruar, pas përpunimit do të trefishonte peshën e saj e si rrjedhë dhe fitimi ekonomik do të ishte shumë i lartë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews