Ballina Bota Ish-ministri nxjerr videon e pabesueshme/ Si është prodhuar koronavirusi në laborator (VIDEO)

Ish-ministri nxjerr videon e pabesueshme/ Si është prodhuar koronavirusi në laborator (VIDEO)

Ish ministri Matteo Salvini nxjerr videon e pabesueshme/ Si është prodhuar koronavirusi në laborator

Ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka publikuar një video në vitin 2015, të emisionit italian “Leonardo” ku thuhet se shkencëtarët kinezë po prodhonin në laboratorë një virus të rrezikshëm. Në emër të Lega-s Salvini kërkon interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm.

“Nga Tgr Leonardo (Rai Tre) i datës 16.11.2015 një reportazh për një supervirus pulmonar Coronavirus të krijuar nga kinezët me lakuriq nate dhe minj, jashtëzakonisht i rrezikshëm për njerëzit.
Nga Lega interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm”, shkruan Salvini.

“Shkencëtarët kinezë po krijojnë një supervirus pleumonar të mushkërive nga lakuriqët dhe minjtë”. Kështu filloi një emision i TGR Leonard në nëntor 2015 që është bërë virale ditët e fundit për shkak të urgjencës shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi. “Është një eksperiment, por shqetëson shumë shkencëtarët, pasi “shartohet” një proteinë e marrë nga lakuriqët me virusin Sars dhe pneumoni akute të marra nga minj duke krijuar një super-virus që mund të prekë njerëzit”.

“Mbetet i mbyllur në laboratorë, sigurisht. Ai shërben vetëm për arsye studimi; por ia vlen të ndërmarrësh një rrezik, të krijosh një kërcënim kaq të madh, thjesht që të mund ta ekzaminosh”, thuhet në atë emision i rikthyer sot në vëmendje nga mediat italiane” thuhet në emision.

@tn.lajmelokale
@tetovanews