Ballina Argëtim “Hudhra, spec e raki fshati, ik virusi në pikë të vrapit”, del...

“Hudhra, spec e raki fshati, ik virusi në pikë të vrapit”, del kënga për koronavirusin (VIDEO)

Vëllezërit LLeshi nga Mirditë i kanë kushtuar një këngë humoristike koronavirusit në Shqipëri.

Teksti i këngës

Nga Kina e Mao Ce Dunit

na ka ardh virusi i fundit

Me ekrem doli i gjati

thotë  ‘o popull bonu gati’

Na ka ardh virus korona

s’po na len në hallet tona

Merrni vesh ç’a ju them unë

lani duart me sapun

Mos me ç’u dorën kur s’duhet

Mos me kruajt as kur të kruhet

Sa ka ardh virus korona

Dasëm bojnë farmacitë

Rrisin çmimet për 1 dedik

Maska gjen vetëm me mik

Analistë e gazetar

ne ekran tash të parë

Dje një plak ka ndërrue jetë

Sa i pat kush 98

Në për studio ia nisin vajit

Krej virusit ia lanë fajin

Jemi popull me traditë

Nuk e njohim fjalën frikë

Kemi zemrat prej çelikut

Kala buzë Adriatikut

Dhe kësaj herë si gjithmonë

Na kët luftë do ta fitojmë

Për mjekësi të parët jemi

dhe vaksinën gati e kemi

Hudhra, spec e raki fshati

Ik virusi në pikë të vrapit (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews